Uniforma ushtarake të Serbisë e predhë anti-tank gjenden brenda një shtëpie në Jarinje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mbajtjes në pronësi dhe kontrollit të paautorizuar të armës në Jarinje. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kanë hyrë brenda ku kanë parë më pas se kishte uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. “Njësitë relevante…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mbajtjes në pronësi dhe kontrollit të paautorizuar të armës në Jarinje.
Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kanë hyrë brenda ku kanë parë më pas se kishte uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank.
“Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë”.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori, i cili ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet./Lajmi.net/