PDK thërret konferencë për media para seancës së orës 11:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbaj një konferencë sot. Konferenca do të mbahet në ora 10:45, pak para fillimit të seancës së orës 11:00, të thirrur nga VV-ja për çështjen e buxhetit dhe disa pika tjera, transmeton lajmi.net. Konferenca do të mbahet tek Salla e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin…

Lajme

19/11/2025 09:59

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbaj një konferencë sot.

Konferenca do të mbahet në ora 10:45, pak para fillimit të seancës së orës 11:00, të thirrur nga VV-ja për çështjen e buxhetit dhe disa pika tjera, transmeton lajmi.net.

Konferenca do të mbahet tek Salla e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Të gjitha partitë tjera shqiptare kanë lajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00 të thirrur nga VV, pasi e shohin si jo kushtetuese.

Kurse, në ora 14:00, do të mbahet një seancë tjetër, ku do të dal në votim mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca./lajmi.net/