Digjet një punëtori për prodhimin e roletave, shkaktohen dëme të mëdha materiale
Dje rreth orës 02:10 në mesnatë, ka shpërthyer zjari në një punëtori për prodhimin e roletave. Rrethanat që kanë shkaktuar këtë zjarr janë të panjohura, ndërsa zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, shkruan lajmi.net. Policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduar nuk ka, por se dëmet materiale janë të mëdha. “Rr. Ramadan Thaqi, Prizren 18.11.2025 –…
Lajme
Dje rreth orës 02:10 në mesnatë, ka shpërthyer zjari në një punëtori për prodhimin e roletave.
Rrethanat që kanë shkaktuar këtë zjarr janë të panjohura, ndërsa zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduar nuk ka, por se dëmet materiale janë të mëdha.
“Rr. Ramadan Thaqi, Prizren 18.11.2025 – 02:10. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në një punëtori për prodhimin e roletave. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin. Të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/