Goditet me veturë një polic që ishte në pikë kontrolli në Banjë të Istogut
Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banjë të Istogut, një zyrtar policor është goditur me veturë. Ai ishte në një pikë kontrolli kur ka ndodhur aksidenti, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova i cili ka thënë se polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor…
Lajme
Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banjë të Istogut, një zyrtar policor është goditur me veturë.
Ai ishte në një pikë kontrolli kur ka ndodhur aksidenti, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova i cili ka thënë se polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishte në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/