Prebreza paralajmëron ndëshkime ligjore për zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës: Në këto vërshime, askush nuk po iu përgjigjet qytetarëve për ndihmë
Kryetari në ardhje i Fushë Kosovës, i cili ka fituar garën në balotazh në këtë Komunë, Valon Prebreza ka shkruar në lidhje me gjendjen pas vërshimeve në këtë komunë. Ai ka thënë se duhet një reagim urgjent, pasi sipas tij askush nga zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës nuk po iu përgjigjen qytetarëve për të…
Lajme
Kryetari në ardhje i Fushë Kosovës, i cili ka fituar garën në balotazh në këtë Komunë, Valon Prebreza ka shkruar në lidhje me gjendjen pas vërshimeve në këtë komunë.
Ai ka thënë se duhet një reagim urgjent, pasi sipas tij askush nga zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës nuk po iu përgjigjen qytetarëve për të ndërmarrë veprime që u’a lehtësojnë situatën.
Ai ka paralajmëruar ndëshkime ligjore, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë:
REAGIM URGJENT!
Kjo është një papërgjegjsi totale e cila nuk do të kalojë pa ndëshkime ligjore.
Në këto momente të vështira nga kushtet atmosferike, shumë familje po ballafaqohen me probleme të mëdha dhe më vërshime.
Askush nga zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës nuk po i’u përgjigjen qytetarëve për të ndërmarrë veprime që u’a lehtësojnë situatën.
Me këtë rast apeloj tek të gjitha familjet për kujdes dhe nga operatorët e kontraktuar që të reagojnë menjëherë!