Kurti takon Harry Bajraktarin: Biseduam për kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në avancimin e çështjeve të rëndësishme për Kosovën
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA, Harry Bajraktari. “Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, si dhe për progresin që ka arritur Kosova gjatë viteve të fundit. Kryeministri Kurti theksoi rezultatet kyçe në rritjen…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA, Harry Bajraktari.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, si dhe për progresin që ka arritur Kosova gjatë viteve të fundit. Kryeministri Kurti theksoi rezultatet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në mbrojtje dhe siguri, si dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke shtuar vendosmërinë e Qeverisë për të vijuar me reformat që rrisin zhvillimin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Gjithashtu, në këtë njoftim thuhet se një pjesë e veçantë e takimit i është kushtuar rolit të lobimit shqiptar në ShBA, kontributit të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe rëndësisë së bashkëpunimit të mëtejshëm në avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën.
“Kryeministri Kurti e vlerësoi angazhimin e z. Bajraktari dhe të gjithë komunitetit shqiptar në afirmimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe forcimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Lajmi.net/