KRU “Prishtina” njofton qytetarët: Furnizimi me ujë është stabil, reshjet po rrezikojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët se furnizimi me ujë është stabil por se për shkak të reshjeve të shiut mund të ketë turbullira në kanalin e Ibër Lepencit. Sipas kompanisë, shirat mund të shkaktojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc, gjë që mund të ndikojë përkohësisht në procesin e trajtimit të ujit. Autoritetet thonë…

Lajme

18/11/2025 20:58

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët se furnizimi me ujë është stabil por se për shkak të reshjeve të shiut mund të ketë turbullira në kanalin e Ibër Lepencit.

Sipas kompanisë, shirat mund të shkaktojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc, gjë që mund të ndikojë përkohësisht në procesin e trajtimit të ujit. Autoritetet thonë se situata po monitorohet vazhdimisht.

KRU “Prishtina” bëri të ditur se ekipet e saj janë në terren pa ndërprerje, duke punuar me kapacitet të plotë në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, si dhe në ndihmën për qytetarët e zonave më të prekura nga reshjet.