Rama i drejtohet Muratit: Nuk biem në nivelin tuaj – Kosova shumë shpejt do ta ketë kryeministër Lumir Abdixhikun
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dal me tjetër postim për ministrin e Financave në detyrë, Hekuran Muratin. Rama ka kritikuar qasjen e VV-së për përçarje, transmeton lajmi.net. “Ne ju shohim, ju lexojmë, por nuk biem në nivelin tuaj.”, tha Rama ndër të tjera. Postimi i plotë: Hekuran, Sa për sqarim: Prishtina e ka Kryetarin.…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dal me tjetër postim për ministrin e Financave në detyrë, Hekuran Muratin.
Rama ka kritikuar qasjen e VV-së për përçarje, transmeton lajmi.net.
“Ne ju shohim, ju lexojmë, por nuk biem në nivelin tuaj.”, tha Rama ndër të tjera.
Hekuran,
Sa për sqarim: Prishtina e ka Kryetarin. LDK e ka Kryetarin. Dhe shumë shpejt, Kosova do ta ketë edhe Kryeministrin e saj, Lumir Abdixhikun.
Sa herë përpiqeni të krijoni përçarje mes nesh, thjesht e bëni më të qartë dallimin në kulturë politike. Ne ju shohim, ju lexojmë, por nuk biem në nivelin tuaj.
Thjesht vazhdojmë punën dhe fitojmë. Siç e fituam Kryeqytet dy herë.
Ne e kemi besimin e qytetarëve.
Ajo që keni ju është një kallëzim penal dhe një lëndë në Kushtetuese për një bllokim të pajustifikueshëm të Kryeqytetit për të cilin keni me jep përgjegjësi, sot apo nesër!/lajmi.net/