PDK vendos: Nuk marrim pjesë në seancën e orës 11:00

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në seancën e parë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeparlamentari Dimal Basha. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. “Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashke me kryetarin Hamza, dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancën e parë.…

Lajme

18/11/2025 18:52

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në seancën e parë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeparlamentari Dimal Basha.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashke me kryetarin Hamza, dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancën e parë. Para fillimit të seancës do të mbajmë konferencë për shtyp”, ka thënë Çitaku për lajmi.net

Në ora 11:00 Dimal Basha ka ftuar seancë të jashtëzakonshme për komisione parlamentare, buxhet dhe marrëveshje ndërkombëtare dhe krejt pastaj në ora 14:00 për zgjedhje të qeverisë, me mandatar Glauk Konjufcën.

Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu ka njoftuar se nuk marrin pjesë në seancën e orës 11:00, por vetëm në atë të mandatarit.

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus këtë “manovër” të Vetëvendosjes e ka quajtur të paligjshme dhe kundër rendit kushtetues të shtetit.