Hamza: Clark i dha procesit të padrejtë të Hagës një fund të fuqishëm – Narrativat e rreme ranë, historia nuk rishkruhet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar pas përfundimit të dëshmisë së gjeneralit Wesley Clark në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ka thënë se Clark i ka dhënë fund të fuqishëm këtij procesi të padrejtë dhe se dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme, shkruan…

Lajme

18/11/2025 18:21

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar pas përfundimit të dëshmisë së gjeneralit Wesley Clark në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai ka thënë se Clark i ka dhënë fund të fuqishëm këtij procesi të padrejtë dhe se dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme, shkruan lajmi.net.

“Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet. Liderët tanë të luftës dhe paqes së shpejti do të kthehen krenarë, mes familjeve dhe popullit të tyre, mes nesh në Kosovë”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: