LDK nuk merr pjesë nesër në seancën e orës 11:00 por vetëm në atë për Qeverinë

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të marr pjesë në seancën e nesërme të thirrur në ora 11, për formimin e komisioneve parlamentare, votimin e buxhetit dhe disa pika tjera. LDK përmes një komunikate për media ka thënë se refuzojnë mënyrën e papërgjegjshme me të cilën sipas tyre VV po tenton të përdorë institucionet e…

Lajme

18/11/2025 18:08

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të marr pjesë në seancën e nesërme të thirrur në ora 11, për formimin e komisioneve parlamentare, votimin e buxhetit dhe disa pika tjera.

LDK përmes një komunikate për media ka thënë se refuzojnë mënyrën e papërgjegjshme me të cilën sipas tyre VV po tenton të përdorë institucionet e Kosovës si instrument të lojërave të tyre politike.

“Prej tetë muajsh, vendi mbahet në pasiguri politike nga të njëjtët që sot paraqesin si urgjencë atë që vetë e kanë zvarritur. E njëjta logjikë u pa edhe me zvarritjen 15 ditore të mandatarit pa numra, një proces i humbur që nga fillimi dhe i përdorur vetëm për propagandë. Po të kishin vullnet për krijimin e shumicës parlamentare, konsultimet do të ishin bërë me kohë dhe me të gjitha partitë. Qëllimi nuk ka qenë shumica, por materiali elektoral, mbajtja peng e vendit dhe prodhimi i skenave të radhës”, thuhet në atë komunikatë.

LDK ka thënë se agjenda e seancës së orës 11:00 përfshin marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje buxhetore që kërkojnë proces serioz e konsultim.

“LDK do të marrë pjesë vetëm në seancën e orës 14:00, sapo të pranojmë ftesën dhe rendin e ditës për çështjen e mandatarit, në përputhje me bindjet, vlerat dhe besimin e votuesve tanë. LDK mbetet e përkushtuar ndaj rendit, ligjshmërisë dhe stabilitetit të Republikës. Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: