Zogaj i reagon Muratit: Shpifje – LDK do të votoj buxhetin e Prishtinës dhe çdo ligj tjetër që vjen në mënyrë të rregullt e ligjore
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka reaguar pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se LDK nuk po e voton buxhetin për Prishtinën. Zogaj ka thënë se kjo është një shpifje e pastër dhe tentim për të manipuluar opinionin publik, shkruan lajmi.net. “Qëndrimi ynë është shumë i thjeshtë: nuk votojmë asgjë në…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka reaguar pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se LDK nuk po e voton buxhetin për Prishtinën.
Zogaj ka thënë se kjo është një shpifje e pastër dhe tentim për të manipuluar opinionin publik, shkruan lajmi.net.
“Qëndrimi ynë është shumë i thjeshtë: nuk votojmë asgjë në menyrë joligjore! Asnjë ligj NUK mund të procedohet në Kuvend, në një kohë kur ende nuk ka Qeveri të formuar dhe nuk ekzistojnë komisionet parlamentare. Çdo deputet e di që pa komisione funksionale, nuk ka procedurë ligjore për shqyrtim të asnjë projektligji”, ka shkruar Zogaj.
Ai ka treguar se çfarë po kërkon LDK.
“Asgjë më shumë se respektim të ligjit, të Rregullores së Kuvendit dhe të procedurës parlamentare. Kaq. LDK do ta votojë Buxhetin e Prishtinës dhe çdo ligj tjetër që vjen në mënyrë të rregullt, ligjore dhe institucionale. Ne i kemi votat, kemi vullnetin dhe kemi përgjegjësinë, por nuk do të shkelim ligjin për t’i bërë qejfin askujt. Institucionet nuk funksionojnë me presion politik, por me rend ligjor. Dhe LDK do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët e Prishtinës dhe tërë vendit duke respektuar pikërisht këtë rend”, ka shkruar Zogaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: