Stadiumi është i gatshëm për ndeshjen Kosovë-Zvicër
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë me dije se gjithçka është gati për ndeshjen e sotme Kosovë-Zvicër, përfshirë dhe stadiumin “Fadil Vokrri”. Duke postuar fotografi të stadiumit, Ademi njofoti se fusha është në gjendje të rregullt, pavarësisht reshjeve të shiut, teksa tribunat janë gati të mbushen me emocione e brohorima.…
Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë me dije se gjithçka është gati për ndeshjen e sotme Kosovë-Zvicër, përfshirë dhe stadiumin “Fadil Vokrri”.
Duke postuar fotografi të stadiumit, Ademi njofoti se fusha është në gjendje të rregullt, pavarësisht reshjeve të shiut, teksa tribunat janë gati të mbushen me emocione e brohorima.
“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme! Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend.
Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima.
Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve!
Shihemi në stadium!” shkroi Ademi.