Real Madrid drejt shitjes së 10% të klubit pas marrëveshjes 360 milionëshe të Bernabeut
Florentino Perez ka ndërmarrë hapa për të riformësuar të ardhmen financiare të Real Madridit, duke u përgatitur të shesë një pjesë prej 10 për qind përmes një shoqërie të sapokrijuar komerciale, pasi tashmë ka siguruar 360 milionë euro nga fitimet e lidhura me Bernabeun. Presidenti paraqiti planin për anëtarët e klubit, duke theksuar se kjo…
Sport
Florentino Perez ka ndërmarrë hapa për të riformësuar të ardhmen financiare të Real Madridit, duke u përgatitur të shesë një pjesë prej 10 për qind përmes një shoqërie të sapokrijuar komerciale, pasi tashmë ka siguruar 360 milionë euro nga fitimet e lidhura me Bernabeun.
Presidenti paraqiti planin për anëtarët e klubit, duke theksuar se kjo do të na mbrojë si institucion dhe do t’i lejojë Madridit të sigurojë fonde pa u shndërruar në një shoqëri sportive aksionare.
Sipas El Periodico, presidenti i Madridit, Perez, ka nisur një nga ndryshimet më të mëdha korporative në historinë moderne të klubit, duke shpalosur planet për të shitur rreth 10 për qind të një entiteti të ri komercial me qëllim sigurimin e investimeve të reja.
Ky hap vjen pas marrëveshjes së mëparshme të klubit, në të cilën ata shitën 20 për qind të fitimeve të ardhshme të Santiago Bernabeut tek Sixth Street dhe Legends për 360 milionë euro, një manovër financiare e cilësuar gjerësisht si “leva” e parë e Madridit.
Perez shpjegoi propozimin e ri për anëtarët e Real Madridit, duke theksuar nevojën për të modernizuar strukturën organizative të klubit duke ruajtur njëkohësisht modelin tradicional të pronësisë nga anëtarët.
“Klubi ynë duhet të ketë një strukturë organizative që na mbron si institucion dhe gjithashtu na mbron të gjithëve ne si pronarë të Real Madridit”.
“Në këtë drejtim, konfirmoj se do t’i paraqesim kësaj Asambleje një propozim për riorganizimin korporativ të klubit që siguron të ardhmen tonë, na mbron nga kërcënimet me të cilat përballemi dhe, mbi të gjitha, garanton që anëtarët të mbeten pronarët e vërtetë të klubit dhe të aktiveve të tij financiare”, ka thënë Perez.
Ky qasje e mbron Real Madridin nga shndërrimi në një shoqëri sportive aksionare, një transformim që do të rriste ndikimin në dëm të pushtetit historik të anëtarëve.