Harry Bajraktari pritet në Ambasadën e SHBA-së, vlerësohet puna e tij për forcimin e partneritetit me Kosovën

E Ngarkuara me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, priti sot për një vizitë mikpritjeje veprimtarin shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktarin. Gjatë takimit, Prattipati vlerësoi dekadat e shërbimit publik të Bajraktarit në Shtetet e Bashkuara dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit midis SHBA-së dhe Kosovës, transmeton…

Lajme

18/11/2025 16:32

E Ngarkuara me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, priti sot për një vizitë mikpritjeje veprimtarin shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktarin.

Gjatë takimit, Prattipati vlerësoi dekadat e shërbimit publik të Bajraktarit në Shtetet e Bashkuara dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit midis SHBA-së dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

Vizita theksoi rëndësinë e angazhimit të individëve me ndikim në afirmimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë:

Ngarkuar me punë i Ambasadës, Anu Prattipati, priti sot Harry Bajraktarin për një vizitë mikpritjeje në Ambasadë, duke vlerësuar dekadat e tij të shërbimit publik në Shtetet e Bashkuara dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për partneritetin SHBA-Kosovë./lajmi.net/