Murati – Ramës: Janë shtuar zërat që do të jesh në krye të LDK-së, prandaj nuk i kërkon Abdixhikut ta votojnë në Kuvend buxhetin e Prishtinës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Pëparim Ramës i cili ka bërë kërkesë urgjente në Gjykatë Kushtetuese, për zhbllokimin e buxhetit për Komunën e Prishtinës. Murati ka thënë se Rama e ka të lehtë të bëj zgjidhje për këtë situatë, duke i kërkuar kryetarit të LDK-së,…

Lajme

18/11/2025 16:31

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Pëparim Ramës i cili ka bërë kërkesë urgjente në Gjykatë Kushtetuese, për zhbllokimin e buxhetit për Komunën e Prishtinës.

Murati ka thënë se Rama e ka të lehtë të bëj zgjidhje për këtë situatë, duke i kërkuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut që ta votojnë në Kuvend dhe buxheti i Prishtinës të behet pjesë e Ligjit të Buxhetit 2025.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka thënë se janë shtuar zërat se Lumir Abdixhiku duhet të jap dorëhehqje dhe në vend të tij në krye të LDK-së të vije Përparim Rama, për çka thotë se kjo ka filluar të prodhoj efektet e para në LDK.

“Ndryshe nuk ka se si spjegohet qëndrimi kategorik i grupit parlamentar të LDK-së për të mos e miratuar Buxhetin 2025 për Komunën e Prishtinës, kur tashmë janë me miliona euro fatura të papaguara që janë mbledhur në mungesë të buxhetit të miratuar, dhe ka mbetur pak më shumë se 1 muaj deri në fund të vitit fiskal. Shumë keq që për shkak të rivalitetit të brendshëm në LDK, po e pësojnë qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Murati në Facebook. /Lajmi.net/