Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, Totaj shpreh ngushëllime për mikun e tij që humbi jetën

Kryetari i Komunës së Prizrenit, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Lumni Lushajt, mikut të tij në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Totaj ka thënë se i ndjeri ka dhënë kontribut në shumë procese të rëndësishme, ka qenë domethënës dhe përmbajtësor, shkruan lajmi.net. “Ishte me shumë energji pozitive dhe njeriu më dinamik që…

Lajme

18/11/2025 16:20

Kryetari i Komunës së Prizrenit, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Lumni Lushajt, mikut të tij në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Totaj ka thënë se i ndjeri ka dhënë kontribut në shumë procese të rëndësishme, ka qenë domethënës dhe përmbajtësor, shkruan lajmi.net.

“Ishte me shumë energji pozitive dhe njeriu më dinamik që kam njohur ndonjëherë. Ju shprehi ngushllime të gjithë atyre që ju mungon! Miku im Lumi u prehtë në paqë!”, ka shkruat Totaj.

Aksidenti ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Totajt: