Albin Kurti e uron Bedri Hamzën: Do angazhohem për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka uruar Bedri Hamzën për marrjen e postit të kryetarit të PDK-së. Kurti tha se proceset zgjedhore brenda partisë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në politike janë parimore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë. “I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e…
Lajme
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka uruar Bedri Hamzën për marrjen e postit të kryetarit të PDK-së.
Kurti tha se proceset zgjedhore brenda partisë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në politike janë parimore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.
“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.Poceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tone”, deklaroi Kurti.
Ai tha se nga ana e tij do vazhdoj angazhimi për bashkëpunim korrekt, transmeton lajmi.net.
“Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”.
Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, PDK mbajti dje konventën e partisë ku pa asnjë votë kundër- Bedri Hamza u vu në krye të PDK-së./Lajmi.net/