​Sonte, Kosova pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Zvicra vjen në këtë sfidë si lidere e grupit me 13 pikë, tre më shumë se Kosova që renditet e dyta dhe e ka siguruar tashmë fazën e playoffit. Në…

Sport

18/11/2025 08:31

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Zvicra vjen në këtë sfidë si lidere e grupit me 13 pikë, tre më shumë se Kosova që renditet e dyta dhe e ka siguruar tashmë fazën e playoffit.

Në konferencën për media para ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, tha se ekipi i tij do të synojë një paraqitje shumë të mirë ndaj helvetikëve. Megjithatë, ai pranoi se është e pamundur të synohet një fitore 6-0, rezultat që do të përmbyste renditjen në grup.

Ndërkohë, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, theksoi se skuadra e tij ka ardhur në Kosovë për të fituar dhe për të shënuar sa më shumë gola në këtë sfidë.

Ndeshja pritet të zhvillohet para një atmosfere të zjarrtë në kryeqytet, me rëndësi të madhe për mbylljen e këtij cikli kualifikues.