Hoxhaj nuk mori pjesë në garën për kryetar të PDK-së: Nuk është proces i barabartë, doja që Konventa të ishte demokratike
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dal sot para delegatëve të Konventës së PDK-së, pasi ai ditë më parë ka kërkuar që të shtyhet dita kur do të mbahet Konventa e PDK-së. Ai ka thënë se kjo Konventë ka qenë gjithnjë ngjarje e madhe për Kosovën, ku figura historike si Hashim Thaçi e Kadri Veseli…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dal sot para delegatëve të Konventës së PDK-së, pasi ai ditë më parë ka kërkuar që të shtyhet dita kur do të mbahet Konventa e PDK-së.
Ai ka thënë se kjo Konventë ka qenë gjithnjë ngjarje e madhe për Kosovën, ku figura historike si Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë zgjedhur si kryetarë e ku është vulosur lufta çlirimtare e UÇK-së dhe i ka dhënë drejtim edhe shtetformimit të Kosovës.
“Kam pas dëshirë që kjo Konventë të ishte një ngjarje demorkatike, dhe a mund të bëhet e tillë nëse shtyhet për një javë. Në media, para jush dhe si kam biseduar me një numër të madh kryetarësh të degëve. Unë mendoj se mes kohës e kualitetit, duhet të vendosim për kualitetin dhe kualiteti i garës do të bëhej nëse është proces i hapur, dem okratik dhe nëse marrin pjesë disa kandidat’, ka thënë Hoxha.
Ai ka thënë se ndonëse mund të arsyetohen se zgjedhjet nacionale mund të mbahen shpejtë, kjo sipas tij nuk është pengesë.
“Nuk është fare personale, por parimore dhe shumë politike. Unë e falënderoj kryetarin e partisë, KRasniqin për udhëheqjen që i ka bërë PDK-së por në mënyrën se si janë shpallur zgjedhjet per pesë ditë, në mënyrën që në konferencën e parë për shtyp e ka caktuar datën, në mënyrën si në televizion ka folur haptas se është vetëm një kandidat, në mënyrën se si i ka ftuar disa prej jush si kryetarë degësh se kë duhet ta mbështesni, mendoj se e ka bërë garën të mbyllur dhe nukë shtë garë e hapur e demokratike”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka thënë se ka kërkuar një javë shtyrje të Konventës që të bisedoj me të gjithë pjesëmarrësit në sallë për platformën, ekipin e m ë pas të mbahet Konventa.
“Kjo nuk është personale, ka të bëjë edhe me faktin që mbrëmë jam takuar me Bedri Hamzën se jemi miq. Nuk kemi keqkuptim as idhnim sepse jemi shok dhe do të mbesimt ë tillë.Kam kërkuar nga Bedrfiu që ne si gjeneratë e artë e Hashimit të Kadriut që kemi udhëheq vendin, të mbajmë Konventën pas një jave. I kam thënë mbaje Konventën për zgjedhjen e kandidatit për kryeministër, dhe ai që zgjidhet si kandidat për kryeministër të zgjidhet kryetar i partisë. PDK ka nevojë për një vizion të ri, një rrethim të ri. Unë e njoh shpirtin, plagët, fitoret e humbjet e PDK-së dhe kam prit që kjo Konventë të më jep besimin dhe jo të bëj një luftë për karrike dhe ju e dini që para katër vitesh kur e kam pas si amanet PDK-në e KAdri Veselit kam hap rrugë për Memli KRasniqin”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka thënë se nuk sheh kushte të barabarta e as proces të barabartë dhe nuk merr pjesë në këtë garë.
“Do ta respektoj vendimin tuaj, do ta respektoj qëndrimin tuaj, orientimin që ju i jepni sot kësaj Konvente sepse mbi të gjitha e dua Kosovën, U{K-në, PDK-në, Hashimin dhe KAdrinë e secilin prej jush në këtë sallë. Krejt çka po them sot do të iu bie në mend nesër”, ka thënë Hoxhaj. /Lajmi.net/