Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një hap historik në rrugën e integrimit evropian. Osmani tha se ky progres e afron edhe më shumë Shqipërinë dhe…

Lajme

17/11/2025 17:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një hap historik në rrugën e integrimit evropian.

Osmani tha se ky progres e afron edhe më shumë Shqipërinë dhe mbarë rajonin me Bashkimin Evropian.

“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së,” shkroi Presidentja në një postim drejtuar udhëheqësve shqiptarë.

Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.