Yakin: Xhaka kërkon ta fitojë çdo ndeshje, kështu do të bëjë edhe ndaj Kosovës
Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka folur para ndeshjes kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Ai fillimisht u ndal te kapiteni Granit Xhaka, për të cilin tha se është lider i padiskutueshëm dhe një lojtar që kërkon fitoren në çdo moment. “Xhaka dëshiron ta fitojë çdo ndeshje, madje…
Sport
Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka folur para ndeshjes kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Ai fillimisht u ndal te kapiteni Granit Xhaka, për të cilin tha se është lider i padiskutueshëm dhe një lojtar që kërkon fitoren në çdo moment.
“Xhaka dëshiron ta fitojë çdo ndeshje, madje edhe ato në stërvitje. Ai është tepër i rëndësishëm për ne dhe kështu do të jetë edhe nesër, pasi po zhvillon paraqitje të jashtëzakonshme,” u shpreh Yakin.
Trajneri zviceran foli edhe për mundësinë e rikthimit të Xherdan Shaqirit në kombëtare. “Shaqiri është lojtar i jashtëzakonshëm, ndaj nuk mund të them se e ka derën e mbyllur. Por aktualisht kemi lojtarë shumë të fortë dhe po shohim drejt së ardhmes,” theksoi ai.
Yakin komentoi edhe ekipin e Kosovës, duke vlerësuar ndryshimet në stilin e lojës. “Kosova ka pasur ndryshime në sistem dhe me lojtarët e rinj ka bërë hapa përpara. E kanë siguruar ‘play-off’-in dhe këtë e kanë merituar plotësisht.”
Ai shtoi se Zvicra do të jetë e përqendruar maksimalisht në të dy fazat e lojës. “Nesër do të jemi të fokusuar në mbrojtje, por njëkohësisht do të kërkojmë të shënojmë gola kundër Kosovës,” përfundoi Yakin.