Clark: Ne bëmë gjithçka që të ndalonim aktet e dhunës, por ishte e pamundur – Njerëzit shihnin tek iu digjeshin shtëpitë nga fqinjët
Gjenerali amerikan, Wesley Clark po vazhdon të jep dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit. Ai tha se kur forcat e NATO-s kanë hyrë në Kosovë, bazuar nga përvojat e tij kishte dhënë udhëzime të qarta që të mos lejohet spastrimi etnik dhe të zvogëloheshin aktet e dhunës,…
Lajme
Gjenerali amerikan, Wesley Clark po vazhdon të jep dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.
Ai tha se kur forcat e NATO-s kanë hyrë në Kosovë, bazuar nga përvojat e tij kishte dhënë udhëzime të qarta që të mos lejohet spastrimi etnik dhe të zvogëloheshin aktet e dhunës, por tha se kjo ishte e pamundur.
“Kur forcat e NATO-s hyn në Kosovë, unë dhash udhëzime shumë të qarta Jacksonit, që të mos lejojmë spastrim etnik, dislokuam forcat dhe bëmë gjithçka që kishim në dorë për të zvogëluar aktet e dhunës, por keni parasysh këtu flitet për jetë a vdekje, për vrasje, persona që iu kanë marrë sende personale që kishin frikë për jetën e tyre që kishin parë të iu digjeshin e plaqkiteshin shtëpitë nga fqinjët. Nuk e imagjinoni dot dhimbjen që kishin këta njerëz, as ne madje nuk e kuptuam”, ka thënë Clark.
Ai tregon edhe si i pritën qytetarët pas ndërhyrjes së NATO-s.
“Në javën e tretë të korrikut shkuam në Prishtinë të vizitonim zyrat OKB-së atje dhe ndaluam te KFOR-i rrugës, qindra mijëra persona dolën në rrugë dh ena kontaktuan. Kjo ishte mirënjohje nga ana e tyre sepse larguam shtypjen e serbëve, ishin ndjenja shumë të forta dhe ishte e pashmangshme të kishte akte sporadike dhune”, ka deklaruar Clark. /Lajmi.net/