Clark: Serbët donin ta spastronin veriun e Kosovës- Thaçi dukej më perëndimor se tjerët, s’ishte përgjegjës e që komandonte

Gjenerali Wesley Clark po vazhdon dhënien e dëshmisë së tij në Hagë, në kuadër të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. I pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”. Wesley…

Lajme

17/11/2025 14:26

Gjenerali Wesley Clark po vazhdon dhënien e dëshmisë së tij në Hagë, në kuadër të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

I pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”.

Wesley Clark u pyet për përplasjen e ushtarëve francezë tek ura në Ibër, ku pati hedhje gurësh e tensione të tjera.

Me këtë rast, Clark deklaroi se ka pasur përpjekje të organizuar të serbëve të spastronin zonën e veriut  të Kosovës.

“Kishte një përpjekje të organizuar të serbëve për të spastruar zonën në veri të lumit Ibër, ku Mitrovica ishte e shqiptarëve.Nuk më kujtohet ky incident…Nuk jam në dijeni të ndonjë përplasje paraushtarakëve serbë por jam në dijeni se ka pasur një seri përplasje gjatë kësaj periudhe. E dija se kishte shumë tensione nga të dyja anët që t’i largonin shqiptarët nga ura e Ibrit”, deklaroi Clark.

“Mendoj se mund të ketë qenë 5 javë më pas, por ka pasur lëvizje të shumta të tilla asokohe sepse njerëzit mendonin të shfaqnin dominimin e tyre…”tha Clark.

Më pas avokati Misetiq i përmendi një takim që ishte bërë për demilitarizimin e ushtarëve, ku Jackson ka bërë takime me komandantët Çeku dhe komandantët e zonave me qëllim që të zbatohej demilitarizimi i UÇK-së po ashtu një diskutim kur Jackson u pyeti të bashkoheshin në mbledhjen e këshillit të përbashkët që të flisnit me komandantët e zonave për të dorëzuar armët.

“Kthimin e kosovarëve në Kosovë mendoj se kishte një lloj organizim. Unë s’kisha takuar asnjëherë gjeneral Çekun më parë dhe mendoj se shqetësimin që ata kishin ishte se populli i tyre ishte keqtrajtuar rëndë dhe ata kishin qenë viktima të shtypjes, s’ishin të sigurtë nëse do të mund t’i besonin nato-s se do t’i mbronte ata. Padyshim se kishin parë se trupat e KFOR-it nën mandatin e tyre do t’i mbronin. Pra donin të shkoja unë si garanti shtesë, e dinin se unë isha komandanti Suprem dhe do të kuptonim se pse duhej dorëzuar armët e të mbeteshin si një organizatë për të reaguar në katastrofa të ndryshme. Mendoj se komandantët e zonave do duhej të ishin pasi ishte një organizatë ende e thjesht, njerëzit mendoj unë nuk ishte pra një organizatë apo ushtri e organizuar, mund t’iu jepnin urdhër kapitenëve për të dhënë urdhra. Dikush i ndihmonte ti merrnin armët, e t’i kryenin stërvitjet por jo diçka  pasi u fut NATO-ja aty këta persona u takuan me njëri-tjetrin dhe biseduan e s’kishte ndonjë respektim ndaj ndonjë autoriteti të caktuar. Duhet ta kuptojmë këtë popullsi se ajo që Millosheviq që më kishte thënë ishte e vërtetë, se ata kishin vrarë njerëz e kishin qenë viktima të një shtypje etnike të gjatë më tepër se një dekadë, ku gjuha e tyre nuk lejohej e ishin larguar nga gjuhët qeveritare. Pra këta njerëz kishin luftuar, kjo ishte përshtypja ime kur i takova me ta”,deklaroi Clark.

Misetiq gjithashtu pyeti Clark nëse “Ju kujtohet që patë në këtë takim Thaçin që po qëndronte vetëm ndërsa komandantët e zonave po qëndronin rreth jush”

“Po, unë e kam shikuar atë më kujtohet se e kam parë Thaçin sepse ishte zëdhënës, i pastër, i veshur mirë dhe dukej më perëndimor se të tjerët, nuk dukej se kishte qenë në pyll duke luftuar dy ditë rresht. Ishte e qartë se s’ishte përgjegjës e që komandonte. Ai ishte një njeri që shfaqej më mirë, por s’mund të merresha me këtë çështje sepse s’ishte ai përgjegjës aty”.shtoi Clark./Lajmi.net/