Vidhet një veturë WV Golf në Prishtinë, arrestohet një person në Podujevë e një në kryeqytet për raste të mëparshme

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për dy raste të vjedhjeve vetëm në Prishtinë, ndërsa gjithashtu është arrestuar një person që ka kryer një vjedhje të tillë në Podujevë muaj më parë. “Podujevë 05.10.2025-02:45. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, muaj më parë me forcë kishte depërtuar në lokalin e…

Lajme

17/11/2025 14:17

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për dy raste të vjedhjeve vetëm në Prishtinë, ndërsa gjithashtu është arrestuar një person që ka kryer një vjedhje të tillë në Podujevë muaj më parë.

“Podujevë 05.10.2025-02:45. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, muaj më parë me forcë kishte depërtuar në lokalin e viktimës m/k dhe kishte vjedhur bizhuteri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në Prishtinë një personi i është vjedhur vetura.

“Prishtinë 16.11.2025-23:15. Ankuesi m/k ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën WV Golf me targa lokale. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. 

Gjithashtu, është arrestuar i dyshuari për një vjedhje të 8 nëntorit.

“Prishtinë 08.11.2025-18:10. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara , më 16.11.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari m/k dhe i njejti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/