Takimi i parë i Clarkut me Thaçin dhe përshtypjet që i la: Ai nuk ia kishte idenë fare se çfarë po ndodhte
Clark tha se në takim me delegacionin shqiptar në bisedimet e paqes në Rambuje më 1999, e kishte takuar edhe Hashim Thaçin disa herë. Ai tha se Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Kur u takova me të herën e tretë, unë kërkova ndihmë, por nuk mora asnjë ndihmë sepse ai…
Lajme
Clark tha se në takim me delegacionin shqiptar në bisedimet e paqes në Rambuje më 1999, e kishte takuar edhe Hashim Thaçin disa herë.
Ai tha se Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kur u takova me të herën e tretë, unë kërkova ndihmë, por nuk mora asnjë ndihmë sepse ai nuk ia kishte idenë fare se çfarë po ndodhte”.
Ai tutje tregoi se e kishte pyetur Thaçin t’i shpjegonte se në cilat pika ndodhej ushtria serbe dhe në cilat UÇK-ja, për ta shmangur shënjestrimin e civileve gjatë bombardimeve.
“Unë e pyeta ku janë ata dhe ku jeni ju? Ku duhet të sulmoj unë në terren, cilat janë caqet e mia? Ai nuk më dha asnjë përgjigje”, tha Clark.
Clark foli edhe për përshtypjet e tij të para për Thaçin, duke e cilësuar si person bindës.
“Ai ishte vetëm njëri nga personave atje. Ishte personi më me autoritet, më i riu dhe më bindësi. Pra, ishte personi që ishte i veshur më së miri, i kishte flokët e palosura në mënyrën më të përshtatshme. Më sa kuptova jetonte në Zvicër dhe fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht asokohe, ndërsa unë flisja pak gjermanisht dhe ishte e vështirë të komunikonim”.