Krasniqi për dëshminë e Clark: Një mik besnik në betejën për të vërtetën, ai nuk ndryshon-historia e njeh
Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar në lidhje me dëshminë që ka nisur sot në Hagë, gjenerali Clark. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi lavdëroi gjeneralin Clark duke e cilësuar si figurë të pandryshuar në mbrojtje të Kosovës dhe çlirimtarëve. Postimi i plotë: Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje…
Lajme
Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar në lidhje me dëshminë që ka nisur sot në Hagë, gjenerali Clark.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi lavdëroi gjeneralin Clark duke e cilësuar si figurë të pandryshuar në mbrojtje të Kosovës dhe çlirimtarëve.
Postimi i plotë:
Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë.
Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij.
Sepse në skenën e madhe të historisë sonë, ai shfaqet gjithmonë i njëjtë:
besnik, i vendosur, i drejtë.
Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën.
Ai nuk ndryshon.
Sepse parimet nuk ndryshojnë.
Historia e njeh.
Ne e nderojmë.
Faleminderit, Gjeneral Clark!./Lajmi.net/