Clark dëshmon në Hagë: Millosheviqi injoroi paralajmërimet e NATO-s dhe vazhdoi spastrimin etnik

Gjenerali amerikan Wesley Clark po dëshmon në Hagë si dsshmitari i fundit i mbrojtjes ss Thaçit. Ai ka thënë se nga fundi i korrikut e fillimi i qershorit, Holbrook u dërgua nga presidenti që të bisedonte me Millosheviqin pasi sipas tij gjithkush e gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë ishin shumë të shqetësuar me atë që…

Lajme

17/11/2025 13:56

Gjenerali amerikan Wesley Clark po dëshmon në Hagë si dsshmitari i fundit i mbrojtjes ss Thaçit.

Ai ka thënë se nga fundi i korrikut e fillimi i qershorit, Holbrook u dërgua nga presidenti që të bisedonte me Millosheviqin pasi sipas tij gjithkush e gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë ishin shumë të shqetësuar me atë që po ndodhte në Kosovë.

“Holbrooke më mori mua në telefon derisa ishte me Millosheviqin dhe ky i fundit tha që i shikoj aeroplanët tuaj dhe fluturojnë mbi Kosovë, por këta janë njerëzit e mi dhe unë nuk do ti dëmtoj ata. Pra, kjo ishte faza e parë e këtij operacioni që ifilluam ne. Ishte e qartë që ai nuk do të na dëgjonte ne, dhe më pas vazhdoi kjo fazë edhe në korrik dhe në gusht. Rreth 400 mijë civilë shqiptarë u larguan nga fshatrat e tyre nëpër bjeshkë e male, persona që ishin të gjithë të frikësuar por pjesa dërmuese serbët ishin ende shumë të paqëndruar dhe donin të eleminonin juristët e mjekët në këto fshatra në vend që të ndiqnin njerëzit që po iknin në Evropë”, ka thënë Clark.

Ai tregon se çka i kishte thënë presidenti i Estonisë.

“Unë mora këshilla nga burra shteti në Evropë, dhe njëri prej tyre ishte presidenti i Estonisë. Ai më shpjegoi se politikat e luftës guerile dhe mënzra si ishin zhvilluar ato ishin quar në një luftë kundërguerile nga BashkimiSovjetik. Gjithashtu ai më tha se NATO ka dhënë këtë paralajmërim, ndërsa Mil,losheviq nuk po bën asnjë hap për të iu përgjigjur atij dhe NATO po humb besueshmërinë çdo ditë e më shumë që kalon”, ka thënë Clark.

Ai tha se ai kishte mikëqyrur territoret mbi Kosovën, dhe po tentohej të merrnin vesh nëse po bëhej fjalë për spastrim etnik apo jo ndërsa tha se nuk mund të mbikëqyrnin shumë forcat e UÇK-së pasi sipas tij nuk mund të thonin se bëhej fjalë për dz forca kundërshtare.

Ai ka treguar për tri takimet e tij në Beograd.

“Nga fundi i shtatorit deri në fillim të dhjetorit, unë kam shkuar tri herë në Beograd. Në këto takime jemi ulur me Millosheviqin dhe ai na tha unë do ti tërheq këto forca, ndërsa unë thash se cilat janë forcat që nuk janë tërhequr dhe Millosheviqi na tha me inat që do ti tërheq edhe ato. Ne menduam se ishte takim i suksesshëm por asgjë nuk ndodhi, forcat nmuk u tërhoqen.  Shkova përsëri në një takim pas një jave dhe i thash që nëse nuk i tërheq forcat, NATO do të më kërkoj të zbatoj planin që kemi në letër dhe ne do të vazhdojmë bombardimin.  Ai mu përgjigj se “Nato le të bëjë atë që ka për të bërë{ dhe unë i thash jo ne nuk duam ta bëjmë atë dhe ai më tha që ke të drejtë por bisedoni me gjeneralët dhe unë shkova bisedova me ta dhe i tregova hartat ndërsa ata më thanë që ata persona janë terrorisftë. Unë i thash nuk do e zgjidhësh kështu këtë bisedë duke e quajtur të gjithë terroristë dhe të dëbosh të gjithë nga shtëpitë e tzre. Por, as kjo bisedë nuk zgjodhi asgjë. Në takimin tjetër ai tha se do të bnj ghithçka që mundet por asgjë nuk bëri”, ka shtuar Clark.

Ai ka dhënë detaje edhe për takimin e tretë me Millosheviqin.

“Në takimin e tretë u ulëm me të dhe i treguam Millosheviqit se çka duam ne të bëj ai. Ai na tha se një gjeneral është përgjegjës dhe duhet të flisni me të, kështu që ai tha që nuk ishte person përgjegjës. Ne shpenzuam gjithë darkën për të shkruar marrëveshjen, të nesërmen Millosheviqi erdhi dhe u soll sikur marrëveshja është shumë e rëndësishme dhe tha ne e dimë si duhet ti trajtojmë shqiptarët vrasës dhe e kemi bërë këtë edhe më parë. Unë e pyeta si i keni trajtuar ata dhe ai më tha i kemi vrarë të gjithë.  Më pas e shfaqa marrëveshjen që ishte shkruar dhe ishin disa pika ku tregohej çka do të bë bëjnë SHBA-të me disa pika të caktuara, dhe në fund ai nënshkroi marrëveshjen. U kthyem mbrapsht dhe asgjë nuk ndodhi. Unë telefonova ambasadorin e SHBA-ve dhe i thash asgjë nuk po ndryshon, nëse gjërat nuk ndryshojnë deri në darkë më duhet të telefonoj NATO-në dhe të vazhdojnë bombardimet.  Gjërat filluan të ndrzshojnë nga ana jonë pas 2-3 orësh por jo nga serbia. Ambasadori Walker shkoi në mision diplomatik në Kosovë, ashtu që Serbia të realizoj marrëveshjen që kishte bërë me Holbrook”, ka shtuar Clark. /Lajmi.net/