“Thaçi nuk kishte kontrollë ndaj UÇK-s, ishte vetëm një figurë politike pa përvojë ushtarake” – Çka deklaroi Clark për mbrojtjen?

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, ka filluar dëshminë e tij në Hagë. Ai është pzetur nga avokati mbrojtës i Thaçit, Luka Misetiq në lidhje me deklaratën e tij për mbrojtjen më 20 tetor të këtij viti, deklaratë të cilën e ka aprovuar të ketë qenë e tij. Clark…

Lajme

17/11/2025 13:20

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, ka filluar dëshminë e tij në Hagë.

Ai është pzetur nga avokati mbrojtës i Thaçit, Luka Misetiq në lidhje me deklaratën e tij për mbrojtjen më 20 tetor të këtij viti, deklaratë të cilën e ka aprovuar të ketë qenë e tij.

Clark ka thënë se ajo që ka thënë atëerë, është ajo që do të thoshte edhe sot nëse do të i bëeheshin të njëjtat pzetje, shkruan lajmi.net.

“Gjenerali Clark është një gjeneral i dekoruar i ushtrisë së SHBA-ve që ka shërbyer si Komandant i Forcave Aleate në Evropë, sipas Organizatës së Atlantikut Verior nga 97-99. Ai do të jap dëshmi për përpjekjet e NATO-s për të zbatuar marrëveshjen Holbrook-Millosheviq nga tetori 98 dhe për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 119, për fushatën ajrore kundër forcave Jugosllave pas refuzimit të Millosheviqit për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë, dislokimin e forcave në Kosovë me marrëveshje teknike ushtarake dhe rezolutën e OKB-së 1244, dhe procesin e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së”, ka thënë Misetiq.

Misetiq ka thënë se Gjenerali Clark ka deklaruar se askush nga NATO nuk mendoi se do të vazhdonte konflikti i armatosur pas qershorit 99.

“Gjithashtu do të përshkruaj se ka qenë në dijeni për valen e dhunës pas kthimit të refugjatëve kosovar në vendin e duhur dhe ia atribuon dhunën faktorëve të ndrzshëm, përfshirë urrejtjen, hakmarrjen, gjakmarrjen dhe bandat kriminale.  Gjenerali Clark nuk besonte se udhëheqja e UÇK-së ka qenë e angazhuar në këto akte dhune kundër serbëve apo pakicave dhe as Thaçi konkretisht nuk ka pas motiv të përfshihet ne sjellje te tilla. Se fundmi, Clark do të përshkruaj komunikimet e ndryshme që ka pas me UÇK-në, delegacionin e Kosovës në Rambuje dhe konkretisht Thaçin”, ka thënë Misetiq.

Ai ka treguar se çka ka deklaruar Clark për Thaçin.

“Ai thotë se nuk e ka konsideruar UÇK-në si një organizatë të strukturuar mirë, me funksionin nga lartë poshtë, por që ka parë se mungonte kontrolli dhe se Thaçi nuk kishte kontrollë ndaj UÇK-së. Ai ka qenë vetëm një figurë politike pa përvojë ushtarake dhe që kishte një influencë të kufizuar ndaj ushtarëve të UÇL-së. Ai beson se është e padrejtë tiu atribuohet gabimet e të tjerëve Thaçit”, ka shtuar Misetiq. /Lajmi.net/