Pal Lekaj dhe të tjerët para gjyqit, nis seanca gjyqësore në rastin e ’53 milionëshit’

Në Departamentin Special ka nis seanca gjyqësore në rastin e 53 milionëshit ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, ish-ministër i Infrastrukturës, Eset Berisha, ish-këshilltari i Lekaj, Nebi Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri. Sot pritet të dëgjohet…

Lajme

17/11/2025 10:24

Në Departamentin Special ka nis seanca gjyqësore në rastin e 53 milionëshit ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, ish-ministër i Infrastrukturës, Eset Berisha, ish-këshilltari i Lekaj, Nebi Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Sot pritet të dëgjohet dëshmia e ish-ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharkut.

Afera e pagesës së 53 milionë eurove shtesë në emër të vonesave për konsorciumun “Bechtel-Enka”, që ka ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”, është një nga aferat më të diskutuara në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar 2024 i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku): Pal Lekajn, Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit.