​Formacionet Shqipëri-Angli

Kombëtarja kuqezi përmbyll sonte në Tiranë garën në grupin B kualifikues për Botërorin 2026. Të përzgjedhurit e Sylvinhos kanë siguruar play-offin dhe ndeshja ndaj Anglisë do të zhvillohet pa presion. Më 20 nëntor do të hidhet shorti për ndeshjet e play-offit ku Shqipëria do ta mësojë kundërshtarin e saj, ndërsa Anglia ka siguruar tashmë pjesëmarrjen…

Sport

16/11/2025 17:44

Kombëtarja kuqezi përmbyll sonte në Tiranë garën në grupin B kualifikues për Botërorin 2026.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos kanë siguruar play-offin dhe ndeshja ndaj Anglisë do të zhvillohet pa presion.

Më 20 nëntor do të hidhet shorti për ndeshjet e play-offit ku Shqipëria do ta mësojë kundërshtarin e saj, ndërsa Anglia ka siguruar tashmë pjesëmarrjen direkte në botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Tre luanët kanë të gjitha ndeshjet e grupit të fituara dhe madje nuk kanë pësuar asnjë gol.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet e të dyja kombëtareve.

Shqipëria luan me Strakoshën në portë, Hysaj, Ismajli, Gjymshiti e Alija në mbrojtje, Laçi, Asllani e Ramadani në mesfushë dhe në vijën e sulmit janë vendosur Bajrami, Uzuni dhe Hoxha.

Anglia renditet e para në grupin K me 21 pikë nga shtatë ndeshje, Shqipëria e dyta me 14 pikë.

Kujtojmë, në play-off do të jetë edhe Kosova, e cila po ashtu më 20 nëntor do ta mësojë kundërshtarin e saj. Nëse fiton ndeshjen e parë si mysafire më 26 mars, dardanët do të luajnë po ashtu si mysafirë në mini-finale më 31 mars.