Ambasada e Kosovës në Lubjanë del me njoftim për qytetarët pas vjedhjes së targave gjatë ndeshjes Slloveni-Kosovë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka bërë thirrje për qytetarët kosovarë që mbetën mbrëmë pa targa të automjeteve të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. Shumë automjete me targa të Kosovës janë raportuar të vjedhura gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Slloveni-Kosovë. Ambasada thekson se rastet duhet të paraqiten…
Lajme
Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka bërë thirrje për qytetarët kosovarë që mbetën mbrëmë pa targa të automjeteve të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.
Shumë automjete me targa të Kosovës janë raportuar të vjedhura gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Slloveni-Kosovë. Ambasada thekson se rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë, transmeton lajmi.net.
Për informacion shtesë dhe mbështetje, qytetarët mund të kontaktojnë linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221.
Ambasada falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes dhe paraqitje të menjëhershme të rasteve të ngjashme.
Njoftimi i plotë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.
Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221.
Ju faleminderit për bashkëpunimin./lajmi.net/