“Prishtina është me ju” – Përparim Rama në mbështetje të protestës për çlirimtarët në Strasburg
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për shqiptarët që do të protestojnë nesër në Strasburg para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se protesta synon të kundërshtojë padrejtësitë ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është me ju”,…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për shqiptarët që do të protestojnë nesër në Strasburg para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se protesta synon të kundërshtojë padrejtësitë ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është me ju”, shkruan ai, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Në mbështetje të të gjithë shqiptarëve
që nesër protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së!
Prishtina, kryeqyteti i Kosovës
është me ju
./lajmi.net/