Shënohet rënie e lindjeve dhe kurorëzimeve, rritje e shkurorëzimeve në shtator 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2025. Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2,510 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës, nga të cilat 1,311 kanë qenë meshkuj dhe 1,199 femra. Krahasuar me muajin gusht 2025, lindjet shënojnë një rënie të lehtë…

Lajme

15/11/2025 19:04

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2025.

Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2,510 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës, nga të cilat 1,311 kanë qenë meshkuj dhe 1,199 femra. Krahasuar me muajin gusht 2025, lindjet shënojnë një rënie të lehtë prej 0.2%, transmeton lajmi.net.

Sa i përket vdekjeve, gjatë shtatorit janë regjistruar gjithsej 909 raste, një shifër që tregon rënie prej 0.6% në krahasim me muajin gusht.

Ndërkohë, numri i kurorëzimeve ka shënuar 1,234 raste, por ky tregues tregon një ulje të ndjeshme prej 37.4% krahasuar me gushtin e këtij viti.

Përsa i përket shkurorëzimeve, në shtator janë regjistruar 133 raste, një shifër që shënon rritje prej 37.1% në krahasim me muajin gusht.

Këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të zhvillimeve demografike në Kosovë për muajin shtator, duke evidentuar ndryshime të dukshme në aspektin e kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve./lajmi.net/