Kosova kundër Sllovenisë me fanella të zeza

Kombëtarja e Kosovës përgatitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2026. Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video nga dhomat e zhveshjes, ku shihet atmosfera para sfidës, transmeton lajmi.net. Nga pamjet duket se “Dardanët” do të luajnë me fanellat e zeza. “Fanellat të rreshtuara, në…

Sport

15/11/2025 18:38

Kombëtarja e Kosovës përgatitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2026.

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video nga dhomat e zhveshjes, ku shihet atmosfera para sfidës, transmeton lajmi.net.

Nga pamjet duket se “Dardanët” do të luajnë me fanellat e zeza.

“Fanellat të rreshtuara, në pritje të atyre që u japin shpirt dhe krenari këtyre ngjyrave”, shkruhet në postimin e FFK-së.

Ndeshja zhvillohet sonte në Lubjanë, duke filluar nga ora 20:45./lajmi.net/