Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që tentoi të vriste djalin e tij në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka paraqitur në Gjykatën Themelore kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet D.B., i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në tentativë” dhe “mbajtje të paautorizuar të armëve”. Sipas hetimeve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur disa muaj më parë, kur…

Lajme

15/11/2025 17:35

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka paraqitur në Gjykatën Themelore kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet D.B., i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në tentativë” dhe “mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Sipas hetimeve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur disa muaj më parë, kur D.B. kishte tentuar t’i merrte jetën djalit të tij, transmeton lajmi.net.

Pas grumbullimit të provave dhe zhvillimit të procedurave hetimore, policia e ka arrestuar të dyshuarin më 14 nëntor, ndërsa me vendim të prokurorit ai ndodhet në ndalim që nga dita e arrestimit.

Prokuroria kërkon që ndaj tij të caktohet paraburgimi, duke e konsideruar këtë masë të domosdoshme për zhvillimin e mëtejmë të procedurës penale./lajmi.net/