ShsKUK mohon se ka mungesë të materialeve për dializë, thonë se pacientët po marrin trajtim të rregullt
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka reaguar ndaj raportimeve që kanë thënë se ka mungesë të materialeve për dializë në QKUK, dhe se procesi i dializës nuk po kryhet me rregull te pacientët. Këtë e ka mohuar ShSKUK përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net. “Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i…
Lajme
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka reaguar ndaj raportimeve që kanë thënë se ka mungesë të materialeve për dializë në QKUK, dhe se procesi i dializës nuk po kryhet me rregull te pacientët.
Këtë e ka mohuar ShSKUK përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme. Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve”, thuhet në reagim.
ShSKUK, ka thënë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht.
Në KTV, disa pacientë të hemodializës në Mitrovicë, kanë raportuar publikisht se procesi i dializës u është shkurtuar në vetëm 2 orë, proces i cili parashihet dhe duhet të zgjas 3 deri në 5 orë, dhe sipas tyre kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së materialit. /Lajmi.net/