I akuzuari për spiunazh ankohet se s’është mirë me shëndet, mediat dhe publiku largohen nga salla
Mediat dhe publiku janë larguar tanimë nga salla gjyqësorë ku po zhvillohet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharremi Qerimi. Kjo u bë për shkak se Bedri Shabani ka deklaruar se nuk ndjehet mirë me shëndet dhe më pas trupit gjykues ka kërkuar që të marrë informacione të detajuara nga Shërbimi…
Lajme
Mediat dhe publiku janë larguar tanimë nga salla gjyqësorë ku po zhvillohet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharremi Qerimi.
Kjo u bë për shkak se Bedri Shabani ka deklaruar se nuk ndjehet mirë me shëndet dhe më pas trupit gjykues ka kërkuar që të marrë informacione të detajuara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Pas këtij vendimi, mediat janë zhvendosur në koridor për të pritur nëse seanca do të rinis përsëri.
Bedri Shabani u ankua se nuk është ndjerë mirë gjatë gjithë natës.
Dyshja akuzohen tanimë për spiunazh e për informacione që thuhet se kishin bartur tek BIA serbe./Lajmi.net/

