Përfundon dëshminë Christopher Hill: Ishte përvojë e veçantë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Hill tha se ishte një përvojë e veçantë pjesëmarrja e tij në këtë proces gjyqësor. “Ishte një përvojë e veçantë doja të them”, tha Hill.…
Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Hill tha se ishte një përvojë e veçantë pjesëmarrja e tij në këtë proces gjyqësor.
“Ishte një përvojë e veçantë doja të them”, tha Hill.
Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha dëshmitarit se shpreson që kjo të mos jetë një përvojë e keqe.
“Shpresoj të mos ketë qenë një përvojë e keqe”, tha Smith III.
Ndërsa, Hill ia ktheu duke i thënë se “Kam pasur përvoja edhe më të këqija”.
Gjatë fundit të dëshmisë, për dëshmitarin pati disa pyetje edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon. Për klientin e Dixon, dëshmitari tha se nuk e ka parë dhe nuk e di se ku ka qëndruar.
Seanca pritet të vazhdojë pas pushimit me dëshminë e dëshmitarit të radhës.