1,600 euro mall kozmetik ndalohet në kufi – Dogana nis procedurë kundërvajtëse

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Merdarë kanë ndaluar sot një sasi të konsiderueshme produktesh kozmetike të padeklaruara gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, pala e përfshirë nuk ka paraqitur dokumentacionin përcjellës për mallrat, ndërsa vlera e përgjithshme e produkteve të identifikuara vlerësohet të jetë rreth 1,600 euro, transmeton…

Lajme

11/11/2025 19:53

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Merdarë kanë ndaluar sot një sasi të konsiderueshme produktesh kozmetike të padeklaruara gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, pala e përfshirë nuk ka paraqitur dokumentacionin përcjellës për mallrat, ndërsa vlera e përgjithshme e produkteve të identifikuara vlerësohet të jetë rreth 1,600 euro, transmeton lajmi.net.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të nevojshme ligjore, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.

Dogana ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve të padeklaruara dhe të pasigurta në treg, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorëve./lajmi.net/