Jahjaga në Indonezi, kërkon mbështetjen e Presidentit Ramos-Horta për njohjen e Kosovës nga vendet e Azisë Juglindore

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë përfundimit të vizitës së saj në Jakarta, Indonezi, është takuar me Presidentin e Timorit Lindor, José Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen. Jahjaga e ka falënderuar Ramos-Hortën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që u bë gjatë mandatit të saj presidencial, dhe i ka kërkuar mbështetje për njohjen…

Lajme

11/11/2025 16:35

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë përfundimit të vizitës së saj në Jakarta, Indonezi, është takuar me Presidentin e Timorit Lindor, José Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen.

Jahjaga e ka falënderuar Ramos-Hortën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që u bë gjatë mandatit të saj presidencial, dhe i ka kërkuar mbështetje për njohjen e Kosovës nga vende të tjera të Azisë Juglindore si Filipinet, Vietnami, Kamboxhia, Sri Lanka dhe Mianmari.

 

 

Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.