Ndryshon prokurori në rastin e dyshimeve për parregullsi me votat në Mitrovicë
Është bërë ndërrimi i prokurorit në rastin që lidhet me dyshimet për parregullsi gjatë numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka konfirmuar për Dukagjinin se prokurori Shpëtim Peci është zëvendësuar nga Sahit Tmava, raporton lajmi.net Procesi i numërimit të votave të…
Lajme
Është bërë ndërrimi i prokurorit në rastin që lidhet me dyshimet për parregullsi gjatë numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka konfirmuar për Dukagjinin se prokurori Shpëtim Peci është zëvendësuar nga Sahit Tmava, raporton lajmi.net
Procesi i numërimit të votave të balotazhit të mbajtur më 9 nëntor në Mitrovicën e Jugut ishte pezulluar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë Themelore.
Ndërkohë, kjo prokurori ka dhënë urdhër për rinumërim të plotë të votave në këtë komunë, pas ngritjes së dyshimeve për parregullsi në proces./Lajmi.net/