KSHZ vendos 91 gjoba për partitë politike në Shqipëri

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur 91 gjoba ndaj partive politike pas auditimit të raporteve financiare për vitin 2024. Vendimi erdhi pas miratimit të raportit mbi gjetjet e auditimit, ku u evidentuan shkelje në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Në zbatim të të Ligjit “Për Partitë Politike”, u vendos marrja e masës…

Lajme

11/11/2025 16:28

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur 91 gjoba ndaj partive politike pas auditimit të raporteve financiare për vitin 2024. Vendimi erdhi pas miratimit të raportit mbi gjetjet e auditimit, ku u evidentuan shkelje në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Në zbatim të të Ligjit “Për Partitë Politike”, u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për:
Partia Demokratike e Shqipërisë;
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë;
Partia Mendimi i Djathtë Liberal;
Partia Aleanca Demokratike Shqiptare;
Partia Komuniste e Shqipërisë;
Partia Demokracia Sociale.

Gjithashtu, në zbatim të Ligjit “Për Partitë Politike” u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për:

Partia e Indipendentëve (Centriste) të Shqipërisë,
Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë,

Partia e Blertë Shqiptare,
Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë,
Partia Nacional Demokrate Shqiptare”,
Partia Universale Shqiptare,
Partia Liberale Shqiptare,
Partia Ekologjike,
Partia Lidhja Popullore Shqiptare,
Partia Socialpunëtore e Shqipërisë,
Partia Nacionaliste Shqiptare,
Partia Socialreformiste e Shqipërisë,
Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare,
Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres,
Partia Alternative Republikane,
Partia e Djathtë Demokratike e Shqipërisë,
Partia Drejtësia Shoqërore,
Partia Progresi Demokratik,
Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare,
Partia Konservatore,
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar,
Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare,
Partia e Re Socialiste e Shqipërisë,
Partia Triumfi i Legalitetit,
Partia Ideali Demokratik Shqiptar,
Partia Rimëkëmbja Kombëtare,
Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare,
Partia Pajtimit Kombëtare,
Partia Lëvizja për Demokraci,
Partia Aleanca Demokracia e Re,
Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare,
Partia Qytetare Shqiptare,
Partia Alternativa Liberale e Shqipërisë,
Partia Ideali Komunist,
Partia Komuniste Shqiptare (e Rindërtuar),
Partia e Punës Shqipërisë,
Partia e të Majtës Demokratike Shqiptare,
Partia Ambientaliste,
Partia Aleanca Nacionale Shqiptare,
Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare,
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare,
Partia Demokrate e Re,
Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë,
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve,
Partia Aleanca Socialiste Shqiptare,
Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare,
Partia Shpresa Demokrate,
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë,
Partia e Biznesit Shqiptar,
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori,
Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë,
Partia Integrimit Social Kombëtar Shqiptar,
Partia Lidhja e Blertë Shqiptare,
Aleanca Popullore për Drejtësi,
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet,
Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut,
Partia Shqiptare Atdheu,
Partia Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare,
Partia e të Drejtave të Mohuara,
Partia e Çështjeve Shqiptare,
Partia Shqipëria e Re,
Partia Lëvizja Elitare Kombëtare,
Partia Shqiptare e Rindërtimit,
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare,
Partia e të Drejtave të Mohuara – e Re,
Lista për Shqipëri Natyrale,
Partia Aleanca Kombëtare,
Partia Progresi Social Kombëtar,
Partia Aleanca për Europën,
Partia Demokratike e Bashkimit Myslyman të Shqipërisë,
Partia Ligj dhe Drejtësi,
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë,
Partia Aleanca Europiane Ekologjike,
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare,
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve,
Partia Lëvizja Shqipëria e Re,
Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres,
Partia Aleanca Kuq e Zi,
Partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë,
Partia Sfida për Shqipërinë,
Partia Bindja Demokratike,
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare,
Partia Forca Rinia,
Partia Reformave Demokratike Shqiptare.

Gjithashtu, në zbatim të të Ligjit “Për Partitë Politike” u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për Partinë Lëvizja Punëtore Shqiptare.