Aktori i njohur kosovar reagon ndaj deklaratave të Matoshit: Fjalë që nuk do të doja t’i shihja e dëgjoja nga askush që flet shqip, turp

Aktori i njohur kosovar, Basri Lushtaku ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të aktores dhe deputetes së VV-së, Adriana Matoshit. Ai ka thënë se është turp për këto fjalë, dhe se nuk do donte t’i shihte e dëgjonte nga askush që flet shqip, shkruan lajmi.net. “Unë jam Basri LUSHTAKU, jam nga fshati PREKAZ i POSHTËM,…

Lajme

11/11/2025 16:17

Aktori i njohur kosovar, Basri Lushtaku ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të aktores dhe deputetes së VV-së, Adriana Matoshit.

Ai ka thënë se është turp për këto fjalë, dhe se nuk do donte t’i shihte e dëgjonte nga askush që flet shqip, shkruan lajmi.net.

“Unë jam Basri LUSHTAKU, jam nga fshati PREKAZ i POSHTËM, nga lagjja e LUSHTAKËVE, jam krenar që jam nga ky vend që dha gjithçka për çlirimin e vendit tonë.. Fjalët që lexova sot nga një kolege e imja janë fjalë turpi, fjalë që nuk do të doja t’i shihja e t’i dëgjoja nga askush që flet shqip…TURP,TURP,TURP…”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Matoshi sot ka eskaluar në deklarimet e saj.

Madje duke shkuar edhe më larg, Matoshi bëri një krahasim të turpshëm, duke tentuar që jugun që gjithnjë u drejtua nga serbët ta krahasojë me “çlirimin” e veriut nga drejtimi i serbëve e bandave kriminale.

“Vec sabër se qysh e ka pastru Albini veriun ka me pastru edhe jugun kismet”,thotë ndër të tjerash ajo.

Matoshi përmendi edhe Vuciqin e Radoiciqn, derisa thotë se  nuk vjedhet Mitrovica.