Dogana ndalon tri raste të mallrave të padeklaruara në Vërmicë – Sekuestrohen tekstil, produkte dentare e sasi e dërgesave postare

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë orëve të fundit, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë kanë identifikuar tri raste të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në Kosovë. Gjatë kontrolleve, janë zbuluar mallra të ndryshme, si tekstil, produkte të ndryshme dentare si proteza për dhëmbë, tableta dhe shampona të ndryshëm, si dhe sasi e…

Lajme

11/11/2025 16:06

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë orëve të fundit, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë kanë identifikuar tri raste të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në Kosovë.

Gjatë kontrolleve, janë zbuluar mallra të ndryshme, si tekstil, produkte të ndryshme dentare si proteza për dhëmbë, tableta dhe shampona të ndryshëm, si dhe sasi e konsiderueshme dërgesash postare (tekstil, këpucë të ndryshme, çanta krahu etj,).

“Të gjitha mallrat e gjetura janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me KDAK. Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kontrollet në pika kufitare, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: