Gjoshi pas urdhrit për rinumërim në Mitrovicë, kujton rivotimin e vitit 2010 për mungesë të baterive të llambave ultravjollcë
Betim Gjoshi nga PDK ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar fillimin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë. Ai ka thënë se detajet e fletëvotimeve, si numrat serikë dhe kodet e vendvotimit nuk janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen, por sipas tij janë pjesë përbërëse…
Lajme
Betim Gjoshi nga PDK ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar fillimin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.
Ai ka thënë se detajet e fletëvotimeve, si numrat serikë dhe kodet e vendvotimit nuk janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen, por sipas tij janë pjesë përbërëse e elementeve që garantojnë integritetin e procesit zgjedhor. Kështu llogariten me të drejtë në rregulloren e KQZ-së për fletëvotimet.
“Dikush mund të pyes “e çfarë roli ka në integritetin e procesit zgjedhor mungesa e baterive”? Ju tregoj se pikërisht në vitin 2010 komuna e Mitrovicës ka shkuar në rivotim në mungesë të baterive të llampave ultravjollcë”, ka shkruar Gjoshi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: