Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për vrasje në tentativë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet V.K. për veprën penale “vrasje në tentativë”. “Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet V.K., më datë 14.09.2025 rreth orës 11:00, në rrugën “Washington” Gjakovë, tek pjesa e jashtme e kafiterisë “C.P.” me dashje ka tentuar të privojë nga…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet V.K. për veprën penale “vrasje në tentativë”.
“Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet V.K., më datë 14.09.2025 rreth orës 11:00, në rrugën “Washington” Gjakovë, tek pjesa e jashtme e kafiterisë “C.P.” me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin R.B., nga Gjakova, në atë mënyrë që gjatë një mosmarrëveshje të çastit në mes tyre, papritmas i pandehuri nxjerr thikën dhe fillimisht e godet në krahun e majtë të dorës, i dëmtuari merr një shpuzore plastike të duhanit dhe e godet në pjesën e majtë të kokës, i pandehuri vazhdon duke e goditur edhe në pjesë tjera të trupit dhe atë në regjionin abdominal poshtë majtas, në vithe majtas dhe në dy krahët e duarve”, tha prokuroria.
Me këto veprime i pandehuri V.K., ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.