IPKO dhe Whalebone bashkojnë forcat për mbrojtje të avancuar kibernetike në Kosovë

IPKO Telecommunications ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë ndërkombëtare të sigurisë kibernetike Whalebone, duke sjellë për herë të parë në Kosovë një nivel të ri të mbrojtjes digjitale për individë, biznese dhe institucione.  Whalebone është një kompani inovative e teknologjisë që ofron zgjidhje të avancuara të sigurisë në nivel DNS (Domain Name System), të cilat…

Lajme

11/11/2025 14:01

IPKO Telecommunications ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë ndërkombëtare të sigurisë kibernetike Whalebone, duke sjellë për herë të parë në Kosovë një nivel të ri të mbrojtjes digjitale për individë, biznese dhe institucione. 

Whalebone është një kompani inovative e teknologjisë që ofron zgjidhje të avancuara të sigurisë në nivel DNS (Domain Name System), të cilat mbrojnë rrjetet dhe përdoruesit nga kërcënimet kibernetike pa pasur nevojë për instalim të agjentëve apo ndërhyrje në pajisjet e tyre. 

Përmes këtij partneriteti, IPKO forcon portofolion e saj të shërbimeve ICT dhe Cyber Security, duke ofruar zgjidhje inteligjente që sigurojnë mbrojtje proaktive, të shkallëzueshme dhe të personalizuar për çdo klient – nga përdoruesit individualë deri te organizatat e mëdha. 

Zgjidhjet kryesore që do të ofrohen përmes këtij bashkëpunimi përfshijnë: 

  • Mbrojtje DNS dhe Threat Intelligence në kohë reale 
  • Bllokim automatik të malware, phishing dhe botnet-eve 
  • Siguri për rrjetet mobile dhe enterprise 
  • Platformë qendrore për monitorim dhe raportim të incidenteve 

Falë inteligjencës artificiale, analizës së trafikut DNS dhe vizibilitetit të plotë të rrjetit, Whalebone mundëson që sulmet të identifikohen dhe bllokohen përpara se të ndikojnë tek përdoruesit. 

“Me Whalebone, ne po e çojmë mbrojtjen digjitale në një nivel të ri. Siguria kibernetike nuk është më luks, por domosdoshmëri. Përmes këtij bashkëpunimi, IPKO po siguron që klientët tanë të jenë të mbrojtur në çdo moment, në çdo pajisje dhe në çdo rrjet,” – tha András Páli, CEO i IPKO Telecommunications. 

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Whalebone, Vladislav Gurman, Zëvendëspresident i kompanisë, theksoi: “Jemi të lumtur që bashkëpunojmë me një operator lider si IPKO për të rritur ndërgjegjësimin dhe nivelin e sigurisë në rajon. Teknologjia jonë do t’u mundësojë klientëve në Kosovë të ndihen të sigurt pa ndërlikime teknike apo kosto të larta.” 

Ky partneritet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të IPKO-s për siguri, inovacion dhe rritje të qëndrueshme digjitale, duke e pozicionuar kompaninë si lider në ofrimin e zgjidhjeve të integruara të komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike.