Viti: Sokol Haliti pati veç 201 vota më shumë se Arsim Ademi

Me 9 nëntor u mbajt balotazhi në 18 komuna të Kosovës. Gara më e ngushtë për nga votat po del të jetë ajo në komunën e Vitisë, transmeton lajm.net. KQZ ka procesuar në uebsajt edhe rezultatin nga numërimi në QKN dhe del që zyrtarisht fitues është Sokol Haliti i LDK-së, transmeton lajmi.net. Sipas rezultateve zyrtare,…

Lajme

11/11/2025 13:41

Me 9 nëntor u mbajt balotazhi në 18 komuna të Kosovës.

Gara më e ngushtë për nga votat po del të jetë ajo në komunën e Vitisë, transmeton lajm.net.

KQZ ka procesuar në uebsajt edhe rezultatin nga numërimi në QKN dhe del që zyrtarisht fitues është Sokol Haliti i LDK-së, transmeton lajmi.net.

Sipas rezultateve zyrtare, Haliti e ka mposhtur Arsim Ademin e Vitisë për shumë pak vota.

Ai ka pasur veç 201 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga VV-ja.

Halili mori 8352 vota apo 50.60 përqind, kurse Ademi 8153 vota apo 49.40 për qind./lajmi.net/