Aksident me fatalitet në Bresje, humb jetën një person
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 01:00 në Bresje të Fushë Kosovës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se në atë aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 01:00 në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se në atë aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
“Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje”, ka thënë Krasniqi.
Në media është raportuar se viktima është, 30 vjeçari Mentor Zmajlaj nga Suhareka. /Lajmi.net/